Sot protesta para PD-së e thirrur nga Berisha, Basha shkon në selinë blu: Mbledhje me Kolegjin e Kryetarëve e me Kryesinë

Sot protesta para PD-së e thirrur nga Berisha, Basha shkon në

Lulzim Basha ka shkuar në selinë blu mëngjesin e sotëm, para nisjes së protestës së thirrur nga Sali Berisha.

Sali Berisha ka thirrur protestën kombëtare në  orën 12:00 para selisë blu, ndërsa Sekretari i i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka njoftuar se në orën 11:00 do të mblidhet në selinë e PD Kolegji i Kryetarëve, ku do të diskutohet mbi zbatimin e vendimeve të dala nga Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit. Pas takimit me Kolegjin e Kryetarëve, Basha do të mbledhë edhe Kryesinë për të miratuar programin e diskutuar nga Kolegji.

“Të nderuar Kryetarë,

Të shtunën, datë 8 Janar, ora 11:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë, e cila do të mblidhet po atë ditë," thuhet në mesazhin e Bardhit.

EMISIONET