Viti I ri akademik nis me përplasje për vaksinën anti-Covid, Lëvizja kërkon arsim të lartë falas
Studentët u rikthyen në universitete pas një viti mungese për shkak të pandemisë, por të pavaksinuarit u përballën me efektivat e policisë. Përplasja në dyert e universiteteve u bë shkak për protesta tek Ministria e Arsimit ku të rinjtë kërkuan teste falas dhe pohuan se janë gati të refuzojnë vaksinimin edhe nëse humbasin vitin akademik. Nga ana tjetër për shkak të tensioneve disa prej universiteteve si Shkencat e Natyrës dhe Politekniku i lejuan të gjithë studentët në auditore, por thanë se vendimi është i përkohshëm.
Pas më shumë se një viti mungesë në auditore, rikthimi i studentëve në universitete nuk ishte i lehtë.
Tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës pati përplasje mes efektivëvë të policisë dhe studentëve të pavaksinaur.
Këta të fundit ju drejtuan Ministrisë së Arsimit dhe përmes protestës kërkuan të pranohen ne auditore.
"Nuk do ndalojmë protestat derisa të fitojmë të drejtën tonë. Nëse është e nevojshme dhe me gjyq ose të drejta juridike".
"Nuk e kam bërë dhe nuk kam ndërmend ta bëj."
Në disa fakultete, si ai i Filologjikut apo Ekonomikut, kontrollet për certifikatën e vaskinimit bëheshin që në hyrje.
Disa të imponuar e disa me dëshirë thonë se e kishin marrë dozën anti-Covid.
"Nuk e kisha në plan ta bëja nëse nuk do të fillonte Universiteti."
"E bëra me dëshirë, dy javë kam."
Por të tjerë nuk i janë nënshtruar procesit pasi refuzojnë vaksinën.
"Dua të shoh çfarë po ndodh, si janë të gjithë studentët dhe jo vetëm unë."
Kërkesa e studentëve është kryerja e tamponit falas.
"Si studentë kemi menduar të bëjmë një peticion duke kërkuar që studentëve tu ofrohen teste PCR falas."
Pas protestës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës pranoi të gjithë studentët në auditore. Edhe Universiteti Politeknik i Tiranës i lejoi të gjithë studentët me apo pa vaksinë.
"Për temperaturën ddhe maskën, nuk ka pyetën për vaksinën."
Universiteti Politeknik sqaron se në ditët e para të kësaj jave do të lejohen edhe të pavaksinuarit, duke u përdorur prej stafit akademik si një fushatë sensibilizuese.
Ndërsa Lëvizja për Univeristetin theksin e vendosi te arsimi falas.
"Për shkak të krizës ekonomike, kushtet e studimit dhe jetesës së studentëve do të përkeqësohen. Të gjitha këtyre ne u kundërpërgjigjemi me një kërkesë të qartë dhe të kahershme: Arsim publik falas."