"Berisha apo Basha" Sondazhi Noto & RTV Ora: 40 % e të anketuarve janë deklaruar afër PD-së

"Berisha apo Basha" RTV Ora e Antonio Noto sjellin sondazhin e parë për një parti.

Sot në Radiotelevizionin Ora dhe Antonio Noto kthehen me sondazhin për krizën brenda Partisë Demokratike në prag të thirrjes së dy kuvendeve të jashtëzakonshme.

Noto deklaron se 40 % e të anketuarve janë deklaruar afër PD-së.

Në studion e "Ora e Betit" Noto tregoi detaje të metodologjisë dhe kampionit të sondazhit.

Intervistimi është bërë përmes telefonit fiks ose celular.

RTV Ora: Kush është kampioni i zgjedhur për sondazhin Noto & RTV Ora

Antonio Noto: Kemi zgjedhur një kampion banorësh  në Shqipëri prej 1 mijë personash të ndarë në gjini dhe në pjesën e banimit që të jenë përfaqësues

RTV Ora: Sa prej tyre janë demokratë?

Antonio Noto: Kemi një shifër. Në mënyrë orientuese 1/3 e elektoratit që deklarohet se është afër PD-së. Nuk ishte një sondazh elektoral por vetëm për të analizuar cili është opinioni I qytetarëve ndaj kësaj përplasjeje Basha – Berisha.

Kemi 40% që deklarohet afër PD-së. Ne kemi parë në këtë sondazh afërsinë ndaj PD-së. Kemi mbledhur gjithashtu dhe opinionin e të regjistruarve të PD-së.  

RTV Ora: Sa % e të pyeturve janë anëtarë të PD-së dhe sa anëtarë të Kuvendit të PD-së

Antonio Noto: Kemi rreth 40% të elektoratit që është deklaruar afër PD-së.

RTV Ora: Sa është marzhi i gabimit

Antonio Noto: 3.5 – 4 %.

EMISIONET