Sondazhi i “World Vision”/ Gratë pa fuqi në familje e shoqëri, 22% e tyre përjetojnë dhunë

Në Shqipëri gratë vijojnë të mos kenë ndikim në vendimmarrje, në familje dhe në shoqëri. Sipas një studimi vetëm 1% e tyre rezultojnë të fuqizuara në dimensionet që lidhen me arsimin, punën apo familjen. Dhuna ndaj grave dhe familjeve mbetet ende në përmasa shqetësuese.

Mira, një zonjë që jeton në periferi të Tiranës e ka patur të vështirë t`i krijojë vetes dhe familjes kushtet elementare të jetesës.

"Përballë këtyre vështirësive ndihem edhe e mërzitur"

Thotë se pamundësia ekonomike është burimi kryesor i problemeve.

"Për plotësimin e kushteve është shumë e vështirë. Unë jam në shtëpi pa punë. Me një biznes të vogël që kemi, por është shumë e vështirë."

Si Mira janë të shumta gratë në vendin tonë të cilat nuk ndihen të fuqizuara në familje apo shoqëri. Sipas një studimi të World Vision më pak se 1% e tyre janë të fuqizuara në të gjitha dimensionet.

"Pra në dimensionin personal, në dimensionin shoqeror apo familjar, në dimensionin e komunitetit ku ata jetojnë. Gra të cilat kanë fuqi për vendimmarrje në vendin tonë janë vetëm 55,5%. Gra të cilat kanë përjetuar dhunë me bazë gjinore janë 22%."

Kjo situatë ndikon edhe te fëmijët. Sipas studimit vetëm 6% e tyre rezultojnë me mirqënie në fushat që lidhen me arsimin, shëndetin, zhvillimin mendor dhe atë shoqëror.

"58% e fëmijëve të intervistuar kanë raportuar se ata janë të ekspozuar ndaj dhunës në familje dhe në komunitetet e tyre."

Gjetje kanë dalë nga intervistimi i mbi 460 grave dhe fëmijëve të tyre gjatë muajve maj – qershor të vitit të shkuar.

Sondazhi i “World Vision”/ Gratë pa fuqi në familje e

EMISIONET