Sondazhi i Noto-s & RTV Ora/ Cili është politikani më i njohur, Rama, Basha apo Berisha?

Sot në Radiotelevizionin Ora dhe Antonio Noto rikthehen me sondazhin e parë për krizën brenda Partisë Demokratike në prag të thirrjes së dy kuvendeve të jashtëzakonshme.

Pyetja e parë e sondazhit ka të bëjë me njohjen e liderave partiakë, nëse publiku i ka dëgjuar apo i kanë hasur në gazeta e televizion.

Të gjithë të anketuarit, votues të PD-së janë përgjigjur se e njohin të gjithë Ramën, ndërsa ata që votojnë PD-në në nivelin e 99.9%.

Në total Rama njihet në 99.5% nga të gjithë votuesit e partive politike, Basha në nivelin e 99.5%, ndërsa Berisha në 99.4%.

Kështu  kryeministri Rama rezulton më i njohur vetëm me 0.1%, ndërsa kryedemokrati Basha dhe Sali Berisha njihen në të njëjtin nivel.

Sondazhi i Noto-s & RTV Ora/ Cili është politikani më i

EMISIONET