Sondazhi i Noto-s & RTV Ora, Berisha për VOA: Basha ka rënë në pikiatë, po kombinon me Edi Ramën

Sondazhi i Noto-s & RTV Ora, Berisha për VOA: Basha ka rënë

Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se shumë njerëz kanë humbur besimin tek Kryedemokrati Lulzim Basha.

Mbështetur tek sondazhi i RTV Ora Neto, Berisha u shpreh se edhe pse një përqindje beson tek Basha deri më 11 dhjetor sipas tij kjo përqindje do të zvogëlohet, por megjithatë ai ka të drejtë të jetë në Kuvend si anëtar.

Sipas tij 80-90 për qind e demokratëve shohin se me Bashën nuk fitohen zgjedhjet.

Pjesë nga intervista:

Zëri i Amerikës: Ju flisni për një Kuvend të bashkimit. Zoti Basha po ashtu për një Kuvend të bashkimit, ndërkohë që si po rrjedhin ngjarjet vetëm te bashkimi duket se nuk po shkohet. Dhe duket madje se e vetmja zgjidhje, i vetmi përfundim do të jetë çarja e PD…

Z. Sali Berisha: Ne flasim për një kuvend bashkimi dhe nëse ju ndiqni foltoret, ju mund të shihni aty bashkimin si realitet, ku po afrohen nga themeluesit e Partisë Demokratike deri te anëtarët më të rinj të saj. Dhe kjo është e vërteta. Por nga ana tjetër, nuk e mohoj se ka një përqindje që ende nuk ia kanë hequr besimin Lulzim Bashës. Ç’po ndodh? Kjo përqindje po zvogëlohet në progresion gjeometrik çdo ditë. Të dhënat e poll-it të fundit ishin katastrofale. Po shkonte drejt 10 për qindshit. Ju garantoj që gjer në Kuvend ai do të shkojë drejt 1 për qindshit. Megjithatë, për mua edhe ai 1 për qind ka vlerë dhe e ftoj të vijë. Ai ka një rënie në pikiatë, një rënie të lire. Kjo ndodh se shumica e demokratëve, sipas atij Poll-i, besojnë se Lulzim Basha po kombinon me Edi Ramën. E besonin, e ndjenin. Sot, shumica, 80-90 për qind e demokratëve shohin se me të nuk fitohen zgjedhjet.

EMISIONET