Softa: Në përgjimet e aplikacionit “SKY” ka emra të njohur të policisë, pushtetit lokal dhe politikanë
Në një intervistë për Ora News eksperti i sigurisë, Fatjon Softa u shpreh se Akuzat që ngrihen nga SPAK janë të rënda për 11 të arrestuarit dje si për grup kriminal dhe trafik droge e vrasje.
Ai shtoi se në përgjimet SKY që janë më mijëra faqe, flitet dhe përflitet për shumë emra të njohur të policisë, pushtetit lokal dhe politikanë.
Softa: Akuzat që ngrihen nga SPAK janë të rënda sepse flasim për një grup të strukturuar kriminal dhe trafik droge e vrasje. Akuzat dihen për disa persona, ndërsa emri më i rëndësishëm është ai i Erzen Breçanit, një ish-drejtues i lartë i policisë në vend dhe kontributet e tij.
Sigurisht që këto akuza duhet të vërtetohet sepse vijnë nga aplikacionet SKY nga autoritetet franceze. Në këto përgjime që janë më mijëra faqe, flitet dhe përflitet për shumë emra të njohur të policisë, pushtetit lokal dhe politikanë.