Socialistët: Protesta e 6 dhjetorit antieuropiane

Kryeministri Edi Rama se përgjigja më e mirë për opozitën lidhur me akuzat mbi projektin e ndërtimit të portit të ri në Durrës do të vijë nga Kuvendi më 24 nëntor, ditën kur është parashikuar miratimi i kontratës. Socialistët po ashtu kanë reaguar edhe për protestën e thirrur nga opozita më 6 dhjetor, kur Tirana do jetë stacioni i liderve evropianë në tryezën e radhës mes BE-së dhe Ballkanit. 

Akuzat e opozitës lidhur me projektin e Portit të Durrësit, të cilën e kanë cilësuar si një aferë korruptive, përgjigjen më të mirë do ta marrin nga Kuvendi i Shqipërisë, në seancën e 24 nëntorit kur dhe është parashikuar miratimi me procedurë të përshpjetuar i kontratës.

Lajmin e bën me dije vetë kreu i Qeverisë Edi Rama i cili përmes rrjeteve sociale thekson se javën e ardhshme, do të japë fakte se projekti në fjalë nuk është një aferë korruptive.

Rama ka pritshmëri të lartë se ato çfarë do të thotë ai do t’ia mbyllin gojën opozitës dhe kujtdo që është kundër apo ka kritika për këtë projekt.

Ndërkohë opozita ka lajmëruar se në 6 dhjetor, ditën që do të mbahet në Tiranë samiti mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit, ajo do të jetë në shesh për të protestuar dhe denoncuar atë që ajo e cilëson si narko-shtetin e krijuar nga Edfi rama.

Për sekretarin e përgjithshëm të selisë rozë, Damian Gjiknuri, një protestë e tillë në këtë ngjarje të madhe për vendin është një akt që dëshmon se dyshja Berisha Meta nuk e duan integrimin europian të Shqipërisë.

"Duan ti vënë njollë. Duan ta bëjnë të kundërtën e aktit të mikëpritjes së shqiptarëve"  tha Gjiknuri.

EMISIONET