Soba i vë flakën banesës në Gjirokastër, s’raportohet për të lënduar

Soba i vë flakën banesës në Gjirokastër,
Foto ilustruese

Zjarri ka përfshirë një banesë në lagjen ‘Kodra e Shtufit’ në Gjirokastër. Burime për Ora News, bëjnë me dije se zjarri është shkaktuar si pasojë e sobës së drurit që ishte vendosur në dhomën kryesore të banesës një katëshe.

Mësohet banesa që ka rënë zjarri është në pronësi të Eqerem Fejzos.

Menjëherë në vendngjarje ka arritur zjarrfikësit, e cila ka ndërhyrë menjëherë për lokalizimin e flakëve të zjarrit.

Për pak minuta zjarri është vënë nën kontroll, ndërkohë që si pasojë e zjarrit ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar.

EMISIONET