Skandali i “Aleat” në Vlorë, nuk ofron shërbime për qytetarët pasi nuk pagoi energjinë elektrike

Prej dy ditësh, zyrat e Aleat nuk oftojnë shërbime për qytetarët pasi nuk ka energji elektrike. Shkak për këtë skandal është bërë ndërprerja e energjisë, pasi kompania që prodhon dokumentet e identifikimit nuk ka paguar faturat.

Skandal. Në zyrat e Aleat në Vlorë nuk oftohet shërbim për qytetarët.

"Kemi dy ditë që presim këtu."

Shkak është bërë ndërprerja e energjisë nga OSHEE, pasi kompania Aleat që prodhon dokumentet biometrike të shqiptarëve, është debitore.

"Prit thotë se do na vijnë dritat. Nuk kanë paguar dritat."

Qytetarët prej dy ditësh kanë mbetur në radhë në pritje për të aplikuar apo tërhequr dokumentet e identifikimit.

"Jam i operuar për zemër, me tension jam. Po rri këtu, rrezik të më bjerë të fikët."

Shumë prej tyre thonë se kanë aplikuar për pasaporta me procedurë të përshpejtuar që kushton më shumë, por janë penalizuar.

"Qytetari nuk ka faj. Ata ta zgjidhin atje. Kjo varet nga bashkia dhe policia."

Burime pranë OSHEE thonë se në tetor të vitit 2020, Aleat nuk pagoi faturën e dritave.

Kjo bëri që asokohe Operatori i Shpërndarjes ti priste eneergjinë, të cilën Aleat akuzohet se e ka lidhur në mënyrë të paligjshme.

Kur shkelja e ligjit u zbulua, kompania Aleat është ndëshkuar sërish.

Gjoba ende e papaguar u bë shkak për ndërprerjen e energjisë për herë të dytë.

Që kur qeveria Rama shpalli atë që e quan Reforma e Energjisë, qindra qytetarë kanë përfunduar në burgje, madje disa kanë shkuar deri në akte eksteme nga pamundësia për të pasur dritë në shtëpi.

Mbetet për tu parë, sa forcë do të ketë ligji dhe institucionet kur shkelësi është një kompani koncensionare si Aleat.

EMISIONET