Skandal në Tiranë/ "Do shembet shkolla" - Bashkia dhe ministria nxjerrin në rrugë fëmijët brenda ditës
Një situatë e paprecedentë është shënuar në një prej shkollave të Tiranës, ku Ministria e Arsimit dhe Bashkia e Tiranës kanë vendosur që të shembin shkollën brenda ditës, duke gjetur të papërgatitur jo vetëm nxënësit, por edhe vetë stafin.
Bashkia e Tiranës ka vendosur që të fusë në proces rikonstruksioni shkollën “Edith Durham”, ku në një proces të fshehtë e me mungesë transparence ka kryer të gjithë procedurat e ka marrë vendim për spostimin e fëmijëve, brenda një dite.
Njoftimi u është shpërndarë ditën e sotme prindërve, e sipas drejtorisë së Shkollës ai është marrë po sot nga Zyra Vendore Arsimore Tiranë. Sipas këtij njoftimi, duke filluar nga dita e hënë mësimi për të gjitha klasat do të zhvillohet në Shkollën Emin Duraku, në turnin e dytë.
“Në bazë të shkresës së Zyrës Vendore Arsimore Tiranë me nr 859 prot datë 5.11.2024, lidhur me rindërtimin e shkollës “Edith Durham” ju bëjmë me dije se:
- Ditën e hënë, datë 11.11.2024 mësimi për të gjitha klasat nga grupi përgatitor deri në klasën e 9-të do të zhvillohet në shkollën “Emin Duraku” pasdite.
- Lidhur me orarin mësimor dhe vendosjen e klasave do të njoftoheni në ditët në vazhdim”- thuhet në njoftim.
Lëvizja dhe zhvillimi i mësimit në orët e vona të pasdites, shkakton jo pak probleme tek nxënësit, por në veccanti tek klasat e para e të nënta.
Për më tepër vendimi brenda ditës i Minitrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Tiranës, ka gjetur të papërgatur qindra prindër, që tashmë duhet të sakrifikojnë edhe vendin e punës për të dërguar fëmijët në shkollë sipas tekave të institucioneve, duke mos u lënë kohë as për marrjen e masave.
Por në fund të fundit, stabiliteti dhe kujdesi për familjet e këtyre nxënësve nuk përbën aspak shqetësim për Erjon Veliajn dhe Ogerta Manastirliun, që prioritet kanë veënien në zbatim të projektit të ideuar skutave të zyrave të korrupsionit. /SYRI.net