Kolaps në urbane, dyndje dhe luftë për të kapur autobusin e radhës. Shoqata: Mund të reduktojmë më tej flotën

Dyndje dhe kaos është krijuar në transportin urban si pasojë e përgjysmimit të flotës së autobusëve që qarkullonin në kryeqytet. Përfaqësues të transportit urban në mungesë të një reagimi zyrtar nga Bashkia, lënë të hapur mundësinë të reduktimit të mëtejshëm të flotës urbane në kushtet kur ky sektor është drejt kolapsit ekonomik jo vetëm nga pandemia por edhe nga edhe nga rritja e çmimit të karburanteve. Gjithashtu kriza mund të reflektohet edhe në rritjen e çmimit të biletave.

Dita e dytë me flotë të përgjysmuar të transportit urban u shoqërua me dyndje të udhëtarëve dhe pakënaqësi.

"Tmerr, nuk e di si do punojmë, si do shkojmë në punë".

Edhe pse autobusi plot, kapja e orarit të punës apo shkollës ishte mision i vështirëkëtë të martë.

Të ngjeshur njëri me tjetrin, ata që ishin me fat arritën të kapnin këtë urban dhe të tjerë u detyruan të ecin me këmbë me orë të tëra, ndoshta edhe të lodhur nga pritja e gjatë.

"Një orë e ca, nuk pres fare, iki në këmbë. Tani vonohen më shumë se janë përgjysmuar."


Situata nuk duket se do të ketë përmirësim.Përfaqësues të transportit urban në mungesë të një reagimi zyrtar nga Bashkia, lënë të hapur mundësinë të reduktimit të mëtejshëm të flotës.

"E kemi paralajmëruar prej shumë kohësh, do ketë reduktim edhe më të madh për arsye ekonomike dhe mungesë stafi."

Ekziston mundësia që kriza në sektorin e transportit të reflektohet dhe në çmimin e biletës.

"Kemi kërkuar indeksim të çmimit."

Eleminimi i një sërë taksave mund ta shpëtojë transportin nga falimentimi.

"Kemi bërë disa propiozime për eleminimin e disa taksave që mos të ndikojnë në çmimin final."

Operatorët e transportit kërkojnë nga Bashkia Tiranë dhënien e një zgjidhje imediate si pjesë e detyrimit nga kontrata e lidhur me Shoqatën e Transportit.

 

EMISIONET