Korça zgjohet e zbardhur nga bora, vështirësi qarkullimi në disa akse rrugore, trashësia e borës 35 cm
Në juglindje të vendit janë rikthyer reshjet e dëborës. Gjatë mbrëmjes reshjet e dëborës kanë qenë intensive ndërsa mësohet se trashësia e saj në Korçë shkon nga 15 deri në 35 centimetra në zonat malore. Ndërkohë në Dibër prezenca e akullit ka krijuar vështirësi në qarkullim.
Korça u zgjua e mbuluar nga dëbora të shtunën.
Reshjet e rëna gjatë orëve të mbrëmjes bënë që trashësia e dëborës të shkojë nga 15 deri në 35 centimetra në zonat më të thella.
Temperaturat mesatare atje arritën në -2 gradë Celsius.
Sipas institucioneve atje akset që të çojnë në zonat turistike Korçe-Erseke –Leskovik; Korçë –Voskopojë; Ķorçw – Dardhw janë të kalueshme ndërsa rekomandohet përdorimi i gomave dimwrore.
Teksa Juglindja është mbuluar nga Dëbora, në Dibër shtresat e akullit dhe ngricat janë prezente prej një jave.
Shumë rrugë Brenda qytetit të Peshkopisë dhe në zonat rurale janë të rrezikshme për shkak të akullit, ndërsa ndërhyrja e bashkisë ka qenë minimale.