Situata e Covid-19/ Asnjë humbje jete dhe 11 raste të reja në 24 orët e fundit

 

Situata e Covid-19/ Asnjë humbje jete dhe 11 raste të reja në 24

Asnjë person nuk ka humbur jetën në vendin tonë nga Covid-19, në 24 orët e fundit. 

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë regjistruar 11 raste të reja, ku numri më i lartë i të infektuarve është konfirmuar në Tiranë me 5 raste, 3 raste në Elbasan, 1 rast në Malësi e Madhe, Bulqizë dhe Kolonjë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 24 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,785 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 24
Të shtruar në spitale 20
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,648

Testime totale 748,916
Raste pozitive 132,426
Raste të shëruara 129,785
Raste Aktive 189
Humbje jete 2,452

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 57
Tiranë 50
Berat 28
Elbasan 14
Lezhë 12
Korçë 10
Durrës 4
Fier 4
Gjirokastër 3
Dibër 3
Kukës 2
Vlorë 2

EMISIONET