Situata e Covid-19: 1020 të shëruar, 50 raste të reja, 4 vdekje dhe 96 në spitale

Situata e Covid-19: 1020 të shëruar, 50 raste të reja, 4 vdekje

Në 24 orët janë kryer 2956 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 50 qytetarë.

Po ashtu, janë shëruar 1020 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 119,061 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 96 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. 

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 4 qytetarë:

3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 64-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

13 raste në Tiranë, 5 raste në Shkodër dhe Devoll, 4 raste në Vlorë dhe Skrapar, 3 raste në Sarandë, 2 raste në Kukës, Pogradec, Dropull, 1 rast në Fier, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Kavajë, Mirditë, Tropojë, Mallakastër dhe Kolonjë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

 Statistika (11 Maj 2021)

Raste të reja ditore         50

Të shëruar në 24 orë      1,020

Të shtruar në spitale      96

Humbje jete në 24 orë   4

Testime ditore                2,956

Testime totale             663,228

Raste pozitive             131,803

Raste të shëruara         119,061

Raste Aktive                10,322

Humbje jete                  2,420

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   8545

Shkodër               301

Fier        246

Korçë               215

Gjirokastër         228

Durrës  158

Vlorë    178

Elbasan                 132

Lezhë   102

Berat    91

Dibër     70

Kukës                    56

EMISIONET