Sistem mbrojtje ajrore në burgje/ Do monitorohet afrimi i dronëve në institutet e dënimit

Në të gjithë burgjet në shqipëri do të nisë vendosja e sistemeve antidron me qëllim ndalimin e mjeteve fluturuese që synojnë futjen e sendeve të paligjshme në ambiente.

Në buxhet parashikohet sistemi Antidron për detektimin e lëvizjen e dronëve në afërsi të IEVP-ve që do të ketë një vlerë prej 130 milionë lekësh në vitin 2025 dhe 100 milionë të tjera një vit më pas.

Duket se masat janë marrë pas rasteve të përsëritura të futjes së celularëve dhe drogës në to. Në 13 shtator një dron arriti të hidhte në territorin e burgut në Peqin dy pako ku u konstatuan celularë , kanabis e kokainë.

Edhe në fillim të të njëjtit muaj u rrëzua një tjetër mjet, por që më tej u tha se kishte fluturuar gabimisht. Ndërkohë edhe në burgun e Burrelit u konstatua i njëjti veprim.

Po ashtu në vrasjen të Arben Lleshit në institutin e vuajtjes së dënimit me Peqin u dyshua se arma ishte future me dron. Ndërsa në vitin 2019 në Lezhë tre persona u dënuan se futën sende të paligjshme nga ajri në burg.

Një tjetër përmirësim për sigurinë synohet dhe në pajisjet e kontrollit. Janë 45 milionë lekë që do të financohen për sistemet e vëzhgimit dhe kontrollit në burgje, ndërsa projekti do të shtrihet për tre vite në vazhdimësi.

Financime parashikohet të ketë edhe për kushtet e jetesës në qelitë.

 

EMISIONET