Sindroma Dawn, UNICEF: Duhet më tepër, të zbatohet ligji për fëmijët 0-8 vjeç
UNICEF në një conference të përbashkët me fondacionin e sindromlës Dawn, kërkoi që të bëhet më tepër për fëmijët e prekur nga kjo sindromë
Nga 20 mijë persona me aftësi të kufizuar në Tiranë, vetëm 300 prej tyre përfitojnë të gjitha shërbimet.
Shifra është bërë me dije nga themeluesja e fondacioni të sindromës Dawn Ejmanuela Zaimi në një konference të përbashkët me UNICEF.
"Në Tiranë jetojnë rreth 20 mijë persona me aftësi të kufizuar. Bashkia Tiranë të paktën deri para një viti që ne kishim bmledhur statistika mbulon me shërbim," tha ajo.
Ajo kërkoi gjithashtu vënien në zbatim të ligjit për ofrimin e shërbimit të fëmijëve të moshës 0 deri në 8 vjec.
"Ligji për shërbimet e ndërhyrjes së hershme ka të parashikuar që mbulon moshën 0-8 vjec, pra e kemi në ligj se ka fëmijë që lindin me sindromën Doën dhe e kanë të nevojshme shërbimin që në fillim. Kemi pastaj fëmijë me spektrin e autizmit që diagnostikohen pak më vonë, " tha ajo.
Gjithashtu e pranishme ishte dhe zëvendësministre e shëndetësisë, Denada Seferi e cila shtoi se janë 400 klinika iu vijnë në ndihmë fëmijëve me aftësi të kufizuara në të gjithë vendin.
"400 klinika shëndetësore dhe spitale për fëmijë kanë pësuar investime në infrastrukturë," tha ajo.
Konferenca do të mbahet dy ditë radhazi në Tiranë që do të këtë në fokus të diskutimeve personat me aftësi të kufizuar dhe familjarët e tyre.