Sigurims apo spiun? Jozef Radi boton librin “Njeriu Përballë Përbindëshit”

Në kulmin e debatit për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit, Autoriteti i Hapjes së Sosjeve po stimulon botimet që vënë në pah diferencën midis bashkëpunëtorëve të vullnetshëm dhe spiunëve të detyruar. Një botim i Jozef Radit sjell fakte nga 5 dosjet e Musa Sinës. Autori gjatë fjalës së tij kishte një mesazh edhe për rastin e ish-presidentit Meta.

Hapja e dosjeve të ish sigurimit të shtetit ka nxitur një debat të gjerë publik muajt e fundit.

Edhe vetë Autoriteti i Dosjeve duket se po përpiqet të saktësojë diferencën midis sigurimsave dhe atyre që janë detyruar të spiunojnë.

“Unë e quaj bashkëpunëtor një njeri që më dëgjon mua të them diçka dhe e raporton. Unë kam probleme me bashkëpunëtorin që merr një porosi dhe në bazë të saj ngre një intrigë dhe merr autoritetin që tq abuzojë mbi këtë bisedë.”

Një temë të tillë të nxehtë trajton edhe autori Jozef Radi në veprën e tij “Njeriu Përballë Përbindëshit”.

Në këtë botim, Radi, bir i një familjeje të persekutuar në tri breza përqendrohet në 5 dosjet e Musa Sinës, i cili ishte përfaqësues i klasës së thjeshtë punëtore.

Pavarësisht kësaj regjimi i kohës i vuri pas 100 sigurimsa.

“Ndaj tij përdorej teknikë operative me mjete të survejimit të lartë.”

Jozef Radi në krah të kryetares së autoritetit të dosjeve, e cila muajt e fundit është përfshirë në debate dhe akuza nuk la pa shigjetuar Ilir Metën, i cili është akuzuar si ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

“Kemi njerëz në medie që janë bashkëpunëtarë dhe dalin ashtu të qetë.”

Sigurims apo spiun? Jozef Radi boton librin “Njeriu Përballë

EMISIONET