Si të dallojmë ankthin? Mjekja psikiatre Irena Thoma shpjegon simptomat dhe trajtimin
Nëse keni ndjerë ndonjëherë një shqetësim të paarsyeshëm, si një frikë që nuk mund ta shpjegoni, edhe kur nuk ka asnjë kërcënim real, kjo mund të jetë një shenjë e ankthit.
Ajo mund që shoqërohet me një ndjenjë të vazhdueshme pasigurie dhe frike që mund të përfshijë shumë aspekte të jetës.
Mjekja psikiatre Irena Thoma në një intervistë për Ora News tregon se ankthi është një reagim i natyrshëm ndaj stresit, por kur ky shqetësim nëse ndikon në jetën tonë të përditshme, mund të bëhet një çrregullim që kërkon trajtim.
Mjekja shpjegon se si mund të kuptojmë simptomat dhe si ta trajtojmë.
Sipas mjekes Thoma, trajtimi i ankthit është i mundur dhe mund të përfshijë psikoterapi, dhe terapipor lloji i trajtimit varet nga intensiteti i simptomave dhe nevoja e individit.
Thoma shprehet se është e rëndësishme të kërkoni ndihmë nëse vëreni shenja të ankthit, në mënyrë që të parandalohen pasojat.