Atentati tek "Astiri"/ Si i shpëtoi burgut Erigers Mihasi, për grabitjet në Tepelenë faji iu hodh personit që humbi jetën

Erigers Mihasi, ka qëndruar vetëm pak muaj në burg për ngjarjen e “grabitjes me armë” dhe dhunimit barbar, ndaj dy prindërve të Elton Çiços në Tepelenë. Fillimisht u arrestua në 22 janar të 2019 me urdhër të prokurorit, Emëror Kasaj.

Por pas 6 muajsh është liruar sërish me kërkesë të prokurorit, i cili i ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në atë të “detyrimit për paraqitje”.

Në dokumentacionin që ka siguruar televizioni “Ora News”, jepet një tablo e qartë lidhur me rrethanat e arrestimit të Mihasit në 2019, ku një gjurmë gishti e zbuluar në një paketë cigare që ndodhej në makinën e përdorur për grabitjen e prindërve të Çiços, shërbeu për ndalimin e menjëhershëm të tij.  Por me nisjen e hetimeve gjithçka u zbeh deri në konkluzionin se nuk kishte prova.

Për rastin përgjegjësia shkoi pikërisht tek një person i vdekur, i quajtur Fabian Gaxha, shok i ngushtë i Erigers Mihasit, i cili mbeti i vrarë në 4 Tetor 2018 në Tiranë.  Në dokumentacion thuhet se gjurma e gishtit të gjetur në një paketë cigare është lënë aty për shkak se Erigers Mihasi, shet cigare në një market dhe blerës i rregullt ka qenë dhe shoku i tij, Fabian Gaxha.

Në sinkron të gjithë këtij pretendimi të dhënë në prokurori nga Mihasi, është shtuar dhe një dëshmi e një vajze, e cila ndryshe nga dëshmia e parë që kishte dhënë në prokurori, ka treguar për herë të dytë kur është pyetur, se një person e kishte kërcënuar për rrëfimin e saj në prokurori, që të mos i përmendte emrin. Dhe ky person sipas saj, ishte pikërisht Fabian Gaxha, që mbeti i vrarë në masakrën e ish-bllokut.

Në muajin Janar 2021, Kasaj i është drejtuar gjykatës së Gjirokastrës me kërkesën për pushimin e akuzës  e cila është refuzuar në gjykatë dhe përfaqësuesit të akuzës  i është kërkuar të vijonte hetimet edhe për tre muaj të tjerë, por që edhe sot ende nuk është dorëzuar.

EMISIONET