Si e sheh nismën “Open Ballkan” opinionisti Shpëtim Nazarko. Kush po gabon Rama apo Kurti?

I ftuar në studion e “Ora e Betit” në RTV Ora, Nazarko thotë se të dy kryeministrat nuk pranojnë të bëjnë asnjë lëvizje por po tallen me popullin  e tyre

Shpëtim Nazarko tregon se çfarë do i thoshte dy kryeminsitrave nëse do i ulte në tryezë.

Ramës do i thoja: Ne jemi vend blegtoral bujqësor e kemi pozicion tranzit që prej kohëve të lashta. Nëse do i ulja në tavolinë të dy do i thoja: I dashur Edi, për shkak të vendit ti të bësh por te të ndërtosh Korridorin e 8. Të vish nga Vlora drejt Stambollit të përfshije dhe shqiptarët e Maqedonisë.

Kurtit do i thoja: meqënëse ti edhe në Jugosllavinë e Titos ke pasur prona private prodhimet e fushës së Kosovës do i sjellësh këtu. Qymyrin po ke mundësi ta sjellësh në jug të Shqipërisë të ndërtosh termocentrale, ne kemi rregulluar rrjetin elektrik dhe brenda për brenda tregun.

Nëse Kurti më tregon përralla mua, kur më thotë se jam kundër Serbisë ndërkohë që gjithë importin e ka të tërë nga Serbia dhe vdes brenda ditës nëse nuk e bën atë import.

Ndërkohë që Rama  më thotë  do bëjmë “Open” dhe në mënyrën si ma thotë nuk kuptoj. Kuptoj që dy vetë kanë qejf të rrinë karriget përkatëse e të tallen me popullin e vet.

EMISIONET