Shumë biznese po mbyllen në Shqipëri, Bozdo rendit arsyet

Eno Bozdo, anëtari i kryesisë së PD gjatë një interviste për Ora News rënditi disa arsye që sipas tij  ndikojnë në mbylljen e një numri biznesesh në Shqipëri.

Eno Bozdo: Mbyllja e biznesit nuk ndodh për një arsye të vetme. Kemi 9 vjet që po goditet klima e biznesit në Shqipëri derisa ka ardhur në këtë moment. Sigurisht që nuk ndodh brenda një viti. Klima e biznesit është një indikator apo tregues i cili influenconcohet nga shumë nëntregues të tjerë. Ne kemi humbur konkurueshmërinë, ne kemi rritur përqëndrimin e ekonomisë në duar të oligarkëv apo të kompanive pa meritë. Pra këto janë thjesht si kontrata që qevria ka zgjedhur kujt t'ja japë, por jo kontrata të fituara me konkurencë, ne po humbim fuqinë punëtore, ne po humbim për shkak të ikjes së popullsisë. Të gjithë duan të ikin në këtë vend. Ne po humbim inteligjencën.

"Këtu ka hyrë një psikozë që ky vend duhet të braktiset pasi nuk bëhet më dhe kjo ndodh pas 9  viteve qeverisëse të Edi Ramës. Kemi arritur në këtë pikë pasi ka qenë një goditje e vazhdueshme ndaj klimës së biznesit, një injorancë e vazhdueshme e qeverisë ndaj klimës së biznesit", tha Bozdo.   

Gjithashtu Bozdo tha se investitorët e huaj nuk preferojnë të bëjnë më biznes në Shqipëri.

Eno Bozdo: Investitorët e huaj nuk e kanë më të preferuar Shqipërinë për të investuar dhe ne këtë e kuptojmë nga 10 apo 15 vite më parë kur problemi ishte i kundërt që kishte shumë investitorë të huaj dhe projektet dhe mundësitë që ofronte Shqipëria ishin të kufizuara. Kemi të bëjmë me një rrënim të përgjithshëm dhe me një shkarje të përgjithshme drejt thatësirës ekoniomike drejt mungesës së shpresës. Dhe duhet të dini që ekonomia reale mbahet me dy shtylla. Shtylla e parë është çfarë prodhon ekzaktësisht ekonomia e vendit, shtylla e dytë është optimizmi për të ardhmen. Nëse njëra nga këto dy shtylla goditet të jeni të sigurtë që dhe e ardhmja nuk ka për të qenë e mirë.

EMISIONET