Shuhet vatra e zjarrit në Cukal të Vaut Dejës
Shuhet vatra e zjarrit në Cukal të Bashkisë Vau i Dejës.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Fushë të Arrëzit, ku operacioni i forcave të zjarrfikësve dhe repartit ushtarak Vau i Dejës vijon punën për neutralizimin e flakëve.
Dje në këtë zonë u bë ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve por nuk u arrit të shuhet plotësisht.
Zjarri ka përfshirë disa zona në qarqet e vendit, ku si pasojë janë djegur disa dhjetëra hektarë , pyje e kullota. Po ashtu si për shkak të asfiksimit, një 60-vjeçar në Gjirokastër humbi jetën dy ditë më parë.