Shuhet Qani Sadiku, qëndrestari kundër diktaturës. Meta mesazh ngushëllimi. Visar Zhiti: I papërkuluri çami besnik

Shuhet Qani Sadiku, qëndrestari kundër diktaturës. Meta mesazh

Është ndarë nga jeta  qëndrestari kundër diktaturës, Qani Sadiku.

Në një mesazh ngushëllimi presidenti Meta e quajti privilegj njohjen nga afër të këtij “simboli të rezistencës heroike kundër diktaturës komuniste, dëshmi e shpirtit të pamposhtur dhe sakrificës në mbrojtje të idealit të shqiptarëve për liri, demokraci, shtetit të së drejtës dhe dinjitetit njerëzor.
 
:Me forcën e karakterit dhe burrërinë e pashoq, ai përballoi terrorin më të egër duke na frymëzuar të gjithëve me shembullin e tij të rezistencës ndaj autoritarizmit dhe çdo forme dhune, që cënon liritë dhe të drejtat e njeriut” shkruan Meta në mesazhin e ngushëllimit për familjen Sadiku dhe komunitetit të ish-të përndjekurve politikë.

Nderkohe shkrimtari,  i përndjekur në periudhën e regjimit komunist Visar Zhiti shkruan:

Ai, që përballoi me dinjitet të lartë njerëzor vuajtjet e mëdha të burgut,

kur nuk lejohej të ishe dhe aq njeri,

i urtë, mik i mirë me të mirët,

por ndër më guximtarët nderkohë,

i papërmbajtur kunder se keqes, sfidant, që theu pathyeshmërinë e atyre që mbronte komanda e keqe e burgut, shteti i diktaturës, bashkëpunëtorin e tyre, spiunin, deshmitarēt e rremë, kur vetë dhe i verëm i ndëshkoi duke marrë mbi supe vite te tjera burgu, ridenimin, qëndrestar deri në heroizëm, etj, bashkëvuajtësi ynë me emrin

Qani Sadiku, u shua sot, - na vjen lajmi nga larg, - duke pikëlluar familjen dhe

të dashurit e tij, këdo që e njohu.

Ndoshta në të gjithë librat e burgut

ai është personazh, çami besnik,

që i janë kushtuar dhe poezi, edhe filma dokumentarë… Dhe kështu do të mbetet në kujtesën e përbashkët, natyrshëm burrëror dhe i përzemërt, kurajoz deri në fund, buzagas me shokët dhe i sakrificës, punëtor dhe i përkushtuar ndaj kauzës.

Qani Sadiku iku në amëshim, nga pas la hijen e njeriut, aq sa i thjeshtë, po aq dhe i papërkulur. Tani edhe përballë harresës… Bashkëvuajtës dhe mik!" 

Në prill 2021 Presidenti Ilir Meta dekoroi Qani Sadikun me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për qëndresën heroike që i ka bërë diktaturës.

EMISIONET