Shtyhet afati për depozitimin e pasqyrave financiare

Shtyhet afati për depozitimin e pasqyrave financiare

Është shtyrë afati për depozitimin e pasqyrave finaciare të bizneseve.

“Ministria e Financave dhe Ekonimisë njofton se, duke u nisur nga situata e krijuar ditët e fundit për arsye të mosfunksionimit të portalit qeveritar e-Albania, Qendra Kombëtare e Biznesit do të zbatojë parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative lidhur me afatin për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar.

"Bazuar në nenin 54 të Kodit të Procedurave Administrative, afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar do të shtyhet për aq ditë sa nuk ka funksionuar portali qeveritar e-Albania, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që ditën e sotme Konfindustria i dërgoi një kërkesë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë që të marrë nismën ligjore për shtyrjen e afatit të paraqitjes së pasqyrave financiare të bizneseve përtej detyrimit të  datës 31 korrik 2022.

Subjektet që nuk kanë aplikuar akoma për depozitimin e pasqyrave financiare do të rivendosen për depozitimin e tyre brenda periudhës së shtyrjes së afatit fillestar.

EMISIONET