Shtrenjtohet jetesa për familjet, Sejko: Inflacioni në vend po regjistron nivelet më të larta të dy dekadave të fundit

Nga foltorja e Kuvendit ku prezantoi raportoin për veprimtarinë e punës së institucionit që ai drejton, Guvernatori i Bankës së Shqiupërisë Gent Sejko deklaroi se  kryefjala e zhvillimeve ekonomike të vitit 2021 ishte rimëkëmbja dhe konsolidimi i ekonomisë.

Sinkron Sejko: Rimëkëmbja ekonomike solli rritje të punësimit, të pagave dhe të marzheve të fitimit, çka u materializua në rritje të presioneve të brendshme inflacioniste. Për rrjedhojë, inflacioni shënoi një rritje graduale gjatë vitit të shkuar, ndonëse ai vijoi të mbetet nën objektivin eBankës së Shqipëisë. Rimëkëmbja u shoqërua me konsolidim të ekuilibrave ekonomikë e financiarë.

Duke përfituar nga ky komunikim publik, Sejko u ndal edhe tek sfida aktuale me të cilën po përballet ekonomia shqiptare, si pasojë e rritjes së çmimeve në tregjet botërore.

Sinkron Sejko: Rritja e shpejtë e çmimeve të energjisë, të ushqimeve dhe të produkteve bazë në tregjet botërore, ka shtrenjtuar kostot e jetës së familjeve dhe ka rritur kostot e prodhimit të bizneseve. Po ashtu, paqartësia mbi kohëzgjatjen dhe pasojat e konfliktit të armatosur, ka shtuar pasiguritë në tregjet financiare dhe ka krijuar pengesa të reja në zinxhirët e furnizimit. Kjo goditje ka filluar të transmetohet edhe në ekonominë shqiptare. Inflacioni në vend dhe në botë po regjistron nivelet më të larta të dy dekadave të fundit dhe projeksionet aktuale sugjerojnë se pasojat e kësaj goditjeje do të jenë të ndjeshme edhe gjatë vitit në vazhdim.

Guvernatori theksoi se Banka e Shqipërisë është në monitorim të vazhdueshëm të situatës, duke shtuar se ekonomia shqiptare ka premisa të mjaftueshme për ti rezistuar goditjes dhe për të shmangur recesionin.

Shtrenjtohet jetesa për familjet, Sejko: Inflacioni në vend po

EMISIONET