Shtrenjtohen 40-50 % paketat turistike, qytetarët: Çmimet të papërballueshme, s'kemi për bukë, jo pushime

Çmimet e paketave turistike dhe prenotimeve të këtij viti kanë shënuar rritje me 40 deri ne 50 për qind në Shqipëri dhe jashtë. Sipas operatorëve turistikë shkak është bërë rritja e çmimit të karburanteve dhe ushqimeve. Nga ana tjetër qytetarët thonë se e kanë të vështirë të përballojnë koston e shtuar të pushimeve verore.

Zinxhiri i rritjes së çmimeve që ka prekur të gjitha produktet dhe shërbimet është shtrirë edhe tek ofertat turistike.

Rrahman Kasa shpjegon se rritja e çmimeve në këtë sektor ka arritur në 40-50 për qind.

“Çmimet janë më të larta sepse kostoja e hoteleve janë rritur, po ashtu janë rriture produktet ushqimore dhe energjia elektrike. Çmimet janë më larta për shkak të këtyre kostove. Çmimet për qytetarët që bëjnë booking do të jenë 40-50% më lart.”

Por përballë kësaj situate shumë prej qytetarë thonë se i kanë hequr pushimet nga axhenda verore.

“Duhet të jetë diçka më ulët. Për të huaj janë të përballueshme.”

“Janë shumë të larta, edhe më ngrënë bukë, jo për të bërë pushime. Nuk do të bëj pushime se s’kam para.”

“Është e vështirë sepse ka shkuar 4 mijë lejë vaji, imagjino.”

Qytetarët thonë se me çmimet e reja duhet ta mendojnë dy herë para se të nisen drejt bregdetit.

EMISIONET