Shtohen aksidentet rrugore në vitin 2023, 83.7% e rasteve faji i shoferit, më problematikët 45-59 vjeç
Viti 2023 vijon të kategorizohet në rritje sa i perket aksideteve rrugore. Trend që është shënuar edhe përgjatë muajit tetor.
98 është numri i aksidenteve të shënuar gjatë këtij muaji, 5 më tepër krahsuar me muajin shtator. Rritje ka shënuar edhe numri i persoanve të lënduar, por fatmirësish ka pasur më pak viktima.
Nga të dhënat zyratare rezulton se si pasojë e aksidenteve në rrugë kanë ndërruar jetë vetëm 13 persona, përkundër 18 që ishin në muajin shtator.
Aksidentet rrugore ne 83.7% te rasteve kane ndodhur si pasojë e sjelljes se drejtuesit te mjetit.
Ndryshe nga muaji shtator ku grupmoshat e reja rezultonin me problematike kete tetor pjesa me e madhe e aksidenteve jane shkaktuar nga grupmosha 45-59 vjeç.
Përkundrazi steorotipit që ekziston se femrat janë ato më problematiket në timon. Sipas institutit të statistikave në Shqipëri, meshkujt rezultojnë më të dëmtuarit, ku janë plagosur 84 të tillë, përkundër 33 femrave.