Shteti i së Drejtës, 25 studiues e akademikë bëhen bashkë në “prognozë”

25 studiues nga Shqipëria dhe Diaspora i kanë bërë një ekspertizë të thellë shtetit të së drejtës në Shqipëri duke e përmbledhur në veprën 465 faqëshe.

Aurela Anastasi shprehet se gjatë pandemisë dhe tërmetit të vitit 2019 janë konstatuar më shumë problematike.

‘’Shtetit të së Drejtës përgjatë pasojave të tërmetit, përgjatë rindërtimit të pasojave të tërmetit dhe përgjatë pandemisë Covid-19.

Madje ka kritika të vecanta për politikën, për operatorët politikë pasi pikërisht këto periudha të emergjencave, këto periudha të vëshitësive të mëdha në të cilat kaloi vendi ynë e gjetën politikën krejt të papërgatitur edhe të shpërndarë.

Të paaftë për të përballuar situate të tilla ose më saktë për të përballuar situatat që krijohen për shtetin e së drejtës’’, tha Anasatasi.

Përmes kërkimeve studiuesit në Diasporë i shohin me kriticizëm zhvillimet në mëmëdhe.

‘’Natyrisht këndvështrimi i kolegëve tanë në Diasporë është një këndvështrim me mjaft risi, mënyra se si e shikojnë ata nga jashtë zhvillimin e shtetit të së Drejtës në Shqipëri.

Ka ardhur me kontribute të rëndësishme, qëndrimi i tyre është mjaft kritik’’, tha Anastasi.

Në botim ekspertët analizojnë tema nga reformën në drejtësi deri tek shkelja e lirisë së protestave.

EMISIONET