"Shqiptari më i gjallë ndër nesh" Meta përkujton 554 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut
Presidenti i Republikës, Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka përkujtuar 554 vjetorin e vdekjes ë Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Meta shkruan se Skënderbeu do të mbetet shqiptari më i gjallë ndër nesh dhe se vepra e pavdekshme e heroit tonë kombëtar ka përcaktuar përkatësinë tonë europiane.
Meta ka shoqëruar shkrimin me një fragment nga filmi "Luftëtari i Madh Skënderbeu".
Postimi i Presidentit Meta:
"Kryeheroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh!
Vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përgjithmonë përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar."
Sot, 17 janar shënohet 554-vjetori i vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405 në Mat. U mor peng nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (içogllanëve) që përgatiste komandantë e nëpunës.