Shqiptari i vrarë në Romë me precedetë penalë për drogë

Shqiptari i vrarë në Romë me precedetë penalë për

Policia Italiane e Romës  konfirmon për  Ora News se Atjon Lopci ishte person me precendet penal për  drogë.

26 vjeçari nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra mesditën e së premtes (23 korrik) në lagjen Ostiense, një nga zonat më të frekuentuara nga të rinjtë në kryeqytetin italian Romë.

Djali iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin San Camillo të Romës dhe ndërroi jetë reth orës 24:00 duke u gdhirë e shtuna.

Falë dëshmive të personave që janë ndodhur në vendngjarje e hetimeve të kryera, autoritetet policore italaine kanë identifikuar autorët e krimit.

Ata janë dy shqiptarë të datëlindjes 1992 e 2000 pra, 29 vjeç e 21 vjeç, persona që deri më sot nuk kanë pasur probleme me drejtësinë italiane, raporton Ora News.

Ata janë shpallur në kërkim me akuzën e vrasjes së qëllimshme e po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e motiveve të këtij krimi të rëndë.

EMISIONET