Shqiptarët 31.2% më afër Berishës dhe 19.2% më afër Bashës, 66.5% e demokratëve me Berishën

Mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, me cilin ndihen më afër shqiptarët?

Sipas gjetjeve të sondazhit të Noto-s & RTV Ora rezulton se 31.2% e shqiptarëve ndihen më afër Sali Berishës.

Ndërsa 19.2% e këtyre personave të anketuar janë më pranë Bashës, ndërsa shumica e tyre, 49.6% janë përgjigjur “nuk e di” kësaj pyetjeje.

Ndërkohë, 66.5% e zgjedhësve demokratë janë përgjigjur se janë më afër Berishës, ndërsa 24.9% e tyre si më pranë Bashës.

Nga ana tjetër, votuesit e LSI-së janë përgjigjur në nivelin e 77.9% se janë më paranë Bashës dhe vetëm 5.2% pranë Berishës.

Po ashtu, Berisha ka mbështetjen e anëtarëve të PD-së dhe votuesve, përkatësisht 87.1% dhe 72.4% e tyre.

Shqiptarët 31.2% më afër Berishës dhe 19.2% më

EMISIONET