Shqipëria rrugë klandestinësh

Në Lezhë, Gjirokastër, Fier, e Korçë u kapën disa persona që po transportonin emigrantë kryesisht të lindjes së mesme, të cilët kanë si qëllim kalimin në vendet e Evropës.

Vendi ynë vijon të jetë pikë kalimi për emigrantët e paligjshëm kryesisht të Lindjes së Mesme, të cilët synojnë Evropën për të vijuar jetën e tyre.

Vetëm të premten janë goditur 5 raste të dhënies së ndihmës kundrejt fitimit, nga shqiptarët për emigrantët e huaj.

Besfort Morina 26 vjeç nga Kosova, ra në prangat e policisë së Lezhës,  pasi po transportonte me mejtin e tij 6 emigrantë, ndërsa u arrestua edhe Julian Lacaj 34 vjeç, i cili po ruante makinën në të cilën po transportoheshin emigrantët drejt kufirit.

Gjithashtu në Lezhë policia ka prodecuar penalisht një shofer dhe fatorinon e autobusit të linjës Tiranë-Prishtinë, pasi në mjet janë konstatuar 2 emigrantë.

Në Fier u arrestuan dy persona për këtë vepër penale.

Policia njoftoi se Hajdi Deda  26 vjeç, banues në Tiranë dhe Ernest Kuqi 32 vjeç, banues në Durrës ranë në pranga pasi u kapën në aksin rrugor “Tepelenë-Fier”, duke transportuar me automjetin tip "Audi", 3 emigrantë.       

Në Korçë në kuadër të operacionit “Perimetri”  u arrestuan 2 persona.

196 operacione ka kryer deri më tani vetëm policia e Korçës për të goditur dhënien e ndihës për emigranrët e paligjshëm.

Të premten u arrestuan K. M., 26 vjeç dhe A. F., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi policia në aksin rrugor Maliq-Lozhan, u kanë bërë shenjë që të ndalonte, pasi kishin dyshime se po transportonin emigrantë të paligjshëm.

Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi dhe e ka braktisur automjetin në fshatin Lozhan. Pas braktisjes së mjetit, policia është vënë në ndjekje të tyre në këmbë, ndërsa pas disa minutash u arrestuan së bashku me 5 emigrantë të paligjshëm.

Edhe në Gjirokastër ra në pranga një 43 vjeçar pasi u  kap duke transportuar 7 emigrantë.

EMISIONET