Shqipëria nën pushtetin e acarit dhe ngricave
Vendi ynë është përfshirë nga temperatura të ulëta në të gjithë territorin.
Në Juglindje temepraturat kanë shkuar deri në -12 gradë Celsius ndërsa qindra familje janë pa energji elektrike prej 3 ditësh. Ndërkohë situatë problematike është paraqitur edhe në zonat malore të Shkodrës.
Për të mësuar diçka më shumë nga situata e motit në ditët në vijim ekspertja nga Instituti i Gjeoshkencave Anira Gjoni në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora foli lidhur pikërisht për temperaturat e ftohta të cilat pritet të shkojne deri në minus 9 gradë celsius.
“Fillimisht solidarizohemi si institucion me tragjedinë e sotme në Turqinë dhe shpresojmë për sa më pak viktima.
Ndërsa lidhur me motin në Shqipëri kjo do të jetë java më e ftohtë e të gjithë sezonit të dimrit. Ora 5 e mëngjesit të sotëm kanë shënuar temperaturat më të ulëta të të gjithë vendit. Konkretisht në zonat e ulëta temperatura ka shënuar -, ndërsa në zonat malore në -11 gradë celisius. Ndërsa në zonat më të thella malore, natyrisht që temperaturat janë edhe më të ulëta. Në Tiranë temperatura kanë qenë në -2, ndërsa në pak më sipër Linzës sot ka shënuar minus 9 gradë celsius”, u shpreh Anira Gjoni, eksperte nga Instituti i Gjeoshkencave.