Shqipëria në emergjencë për fuqi punëtore

Shqipëria po përballet me një emergjencë për fuqinë punëtore, për shkak të numrit të lartë të personave të cilët janë larguar nga vendi.

Ilva Çarçiu: Pothuajse çdo ditë numërohen me qindra biznese që janë në kërkim të stafit të tyre. Emigracioni është arsyeja pse jemi në situatë emergjence të fuqisë punëtore.

Studentët, si fuqia më e madhe punëtore kanë pritshmëri të larta.

Ilva Çarçiu: Dhe ne si agjenci rekrutimesh mundohemi të gjejmë disa partner në biznes të cilët ti japin një mundësi studentëve si në pjesën e pagës dhe në pjesën e profesionalizmit.

Këtë e konfirmon edhe përfaqësuesja e zyrës së karrierës Xhilda Ferrati.

Xhilda Ferrati: Studentët një pjesë e tyre tentojnë të largohen jashtë Shqipërisë, pjesa që jetojnë këtu 90% e tyre duan të punësohen në administratë.  Studentët harrojnë se pasi përfundojnë studimet ato thjesht i japin një profesion nuk i japin eksperiencën. Që një student të fillojë karrjerën e tij duhet ta fillojë nga a-ja.  

Drejtoresha e agjensisë së punësimit, Invest Motivation Poëer, njëherësh organizatore e masterklasit “Menaxhimi i burimeve njerëzore dhe rruga drejt punësimit",  Ilva Çarçiu, nënvizon rëndësinë e menaxhimit të resurseve njerëzore për të minimizuar këtë emergjencë.

Ilva Çarçiu: Synimi ynë është një marrëdhënie afatgjatë me këto kompani duke iu deleguar atyre një staf profesionistësh dhe të kualifikuar.

Gjatë aktivitetit u dhanë edhe receta për orientimin e të rinjve në tregun e punës dhe këshilla profesionale në këtë aspekt.

Shqipëria në emergjencë për fuqi punëtore

EMISIONET