“Shqipëria ka humbur shumë shanse për të luftuar seriozisht korrupsionin" thotë Drejtoresha e Transparency International

“Shqipëria ka humbur shumë shanse për të luftuar

“Shqipëria ka humbur shumë shanse për të luftuar seriozisht korrupsionin” thotë Lidija Prokiç, drejtoreshë e departamentit të Evropës Lindore dhe Juglindore në Transparency International në intervistë ekskluzive për DË.

“Ajo që duhet të theksohet në rastin e Shqipërisë, është se, po ta shohim në një periudhë dhjetëvjeçare, ajo është ngritur vetëm me dy pikë. E kjo do të thotë se Shqipëria ka humbur shumë shanse për të luftuar seriozisht korrupsionin” thotë ajo.

Duke vlerësuar vetingun si pozitiv Prokiç thotë se ajo që duhet të ndodhë tani është që gjyqtarët dhe prokurorët e porsa zgjedhur të fillojnë me ndjekjen e rasteve të korrupsionit dhe kjo është diçka që do të jetë me rëndësi vendimtare.

Kush janë shanset e humbura?

“Për shembull, shansin për të bërë një ligj elektoral që rrit transparencën dhe garanton për të gjitha partitë kushte të barabarta kandidimi në zgjedhje. Reforma zgjedhore nuk arriti ta zgjidhte këtë problem shumë të rëndësishëm dhe kjo ka ndikuar në rëndimin e situatës politike në vend dhe ka çuar në rënien e besueshmërisë te organet vendimmarrëse” nënvizon drejtoreshë e departamentit të Evropës Lindore dhe Juglindore në Transparency International në intervistën për DW.

Ndërkohë Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë dy vendet e vetme në Ballkanin Perëndimor që kanë bërë progres. 

 

EMISIONET