"Shqipëria është familja e shtëpia ime", Regjisori i "LAmerika": Ndoshta ka ardhur koha për një film të ri

Regjisori i njohur italian Gianni Amelio, autor i filmi "LAmerica", i vlerësuar me dhjetra çmime kinematografike, 28 vite pas rrëfen imazhin e tij mbi Shqipërinë e atyre viteve dhe Shqipërinë e sotme.

Qe viti 1994 kur Gianni Amelio realizon këtë film mbi Shqipërinë post komuniste me ëndërrën e mijëra shqiptarëve për të emigruar në Itali e nën një titull simbolik "L'America", vendi e ëndërra dhe e miëjra italianëve për të emigruar.

Në një intervistë për gazetaren e RTV Ora, Alba Kepi, regjisori Amelio thotë se liria e demokracia janë dy gjërë që duhen menaxhuar me kujdes.

Alba Kepi: Kanë kaluar 28 vite nga ky film, mjaft i rëndësishëm dhe për historikun e Shqipërisë së atyre viteve, sa shumë e konsiderojnë si një film dokumentar. Çfarë është për ju sot Shqipëria?

Gianni Amelio: Shqipëria për mua do të thotë si atëherë dhe sot, familja ime, shtëpia ime, sepse unë kam adoptuar qysh atëherë kur realizova filmin një djalë shqiptar e kam adoptuar dhe tërë familjen e tij që e kam sjell të jetojnë në Romë. Djali im pra shqiptar ka lindur në Shkodër, një qytet në veri të Shqipërisë e ku unë kthehem shpesh, si në verë dhe në dimër.

Shqipëria është sot shumë më ndryshe e kush ka lindur pas viteve '90 nuk mund ta kuptojë filmin tim. Tirana e Shkodra janë sot dy qytete krejt ndryshe me ato të përshkruar në filmin tim.

Alba Kepi: Por ka diçka që bashkon ende sot fjalën Amerika mes Shqipërisë së filmit tuaj e Shqipërisë sot. Shumë shqiptarë gjejnë tek kjo fjalë të njëjtën ëndërr, të largohen, të emigrojnë.

Gianni Amelio: Unë besoj shumë tek një Shqipëri tjetët, tek Shqipëria që qëndron në Shqipëri, tek ajo e njerëzve që duan të qëndrojnë e dhe tek Shqipëria e atyre që duan të shkojnë në Shqipëri. Pra Shqipëria të jetë Amerika për dikë tjetër.

Alba Kepi: E çfarë i mungon te jetë e tillë Shqipëria?

Gianni Amelio: Sepse është kjo është e bukura e ndërtimit...

Alba Kepi: Dhe shkatërrimi i ndërtimi...

Gianno Amelio: Nuk di të them sepse unë shkoj e qëndroj jo më shumë se një javë e nuk mund të jap një gjykim global mbi këtë vend.

Por në dallim nga imazhi që unë pata kur mbërrita për herë të parë në Shqipëri që imazhi i ngjashëm me Italinë e pas luftës, më gërmadha e nevojat e parealizuara të personave, urinë.

Ekzaktësisht si Italia më 1945. Sot jo. Shqipëria po shkon drejt një modeli europian e perëndimor, që mund të jetë i drejtë ose i kritikueshëm në të njëjtën kohë. Liria e demokracia janë dy gjërë që duhen menaxhuar me kujdes. Pra nuk po ju them se modeli Shqipëria sot mund të konsiderohet perfekt por nuk ishte perfekt ai i Shqipërisë së atëhershme.

Alba Kepi: A është modeli sot i Shqipërisë një tjetër projekt i ardhshëm i kinematografisë suaj.

Gianni Amelio: Pas "LAmerica", kam bërë një tjetër film në Shqipëri. Kam xhiruar një sekuencë të rëndësishme të filmit "L'intrepido" 2013. Dua pse jo të kthehem në Shqipëri dhe me makinën e xhirimit e jo vetëm për shtëpinë që kemi në Koplik.

Alba Kepi: Sa keni pa u kthyer në Shqipëri?

Gianni Amelio:Po bëhen dy vjet.

Alba Kepi: Ndoshta ka ardhur momenti që të riktheheni?

Gianno Amelio: Po do të shkoj.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET