Shpresë nga një paruke, vajzat dhe gratë dhurojnë flokët për pacientet me kancer gjiri

Vajza të vogla e të rritura i janë bashkuar nismës  për dhurimin e flokëve për gratë me kancer gjiri.

Ndryshimi i pamjes së këtyre pacienteve ndikon  shëndetin psikologjik të tyre ndaj nevoja e psikologëve është shumë e rëndësishme.

Kalaja e Tiranës mblodhi vajza dhe gra për të dhuruar flokë e për të falas shpresë për pacientet me kancer gjiri…

Arsyet janë të ndryshme, disa thjesht për sensibilizim.

Të tjera me histori personale. 14-vjeçarja Demi Demaj, humbi para tre vitesh zyshën e saj Sonela Totraku, ndaj sot ju bashkua nismës për të bërë një grua të buzëqesh.

Në spitalin Onkologjik janë tre psikologe të cilat u vijnë në ndihmë pacienteve  me sëmundje malinje. 

Gjithmonë  e më shumë interesi për tu takuar në psikologen është rritur.

Psikologia Isida Gjoka thotë se  rënia e flokëve ndikon në shumë në shëndetin.

Ndërsa psikologia Mimoza Dosti thotë se gjendja e tyre psikologjike rëndohet edhe pas heqjes së gjirit.

Donjeta Zeqa kryetarja e shoqatës e zhvillon prej 7 vitesh këtë nismë thotë se interesi për paruke po rritet, por kërkohen shumë investime.

Pacientet dhe mjeket përcollën edhe një herë mesazhin se nëse sëmundja kapet në kohë, mund të kurohet e jeta të vazhdoj njësoj si dikur.

Shpresë nga një paruke, vajzat dhe gratë dhurojnë

EMISIONET