Shpërthime të forta dhe kablloja elektrike në flakë, momente paniku në shkollën 9-vjeçare në Laprakë

Shpërthime të forta dhe kablloja elektrike në flakë, momente

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare, Ahmet Gashi,në Laprakë  u përballën sot me një situatë aspak të këndshme. Ishte ora 11:00 e paradites, kur në rrethimin e jashtëm të shkollës një shtyllë tensioni që furnizon godinën me energji ka pësuar një shkëndije elektrike duke bërë që të gjithë nxënësit të evakuohen.

Siç mund ta shikoni dhe nga pamjet në video situata ka qenë e frikshme. Ndërsa kablloja elektrike digjet nga zjarri shoqërohet herë pas here me shpërthime të forta.

Situata ka vijuar e tillë derisa kanë ndërhyrë punonjësit e OSHEE.

Policia ka ndërhyrje në vendngjarje duke kufizuar lëvizjen.

Vetë  nxënësit u shprehën të shqetësuar pasi thonë se incidente të ngjashme kanë ndodhur dhe më parë në të njëjtin institucion arsimor.

"U trembëm shumë sepse ishte një shkëndijë e madhe, e gjithë klasa u tmerrua. Donim të iknim në shtëpi të gjithë".

"E përjetova keq."

"Kishim shumë frikë."

"Nuk ndihemi të sigurt sepse është hera e dytë që ndoh dhe mund të ndodhë dhe herë të tjera."

"Ka ndodhur dhe vitin e kaluar."

Shpërthime të forta dhe kablloja elektrike në flakë, momente

EMISIONET