Vrau me thikë Halil Kokën, shpërthim me tritol në Durrës në banesën e Ilir Kociljas
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, në lagjen nr.3.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shpërthimi ka ndodhur ka ndodhur në banesën e Ilir Kociljas, i cili pak ditë më parë vrau me thikë Halil Kokën.
Kujtojmë se Ilir Koçilja vrau pak ditë më parë me thikë Halil Kokën, vrasje që ndodhi pas sherrit për vendin e parkimit.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 26.02.2024, rreth orës 19:55, në lagjen nr.4, Durrës, në pjesën e jashtme të dritares së banesës së shtetasit I. K., në të cilën nuk banon njeri, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit/ve.