Shpërthen në flakë makina e parkuar në oborrin e kishës në Fier
Një makinë është përfshirë nga flakët pranë kishës ortodokse të "Shën Gjergjit" në Fier.
Kanë qenë kalimtarët që njoftuan zjarrfikësit për makinën e parkuar në oborrin e kishës që kishte shpërthyer në flakë.
Ndërhyrja shmangi përhapjen e flakëve në një makinë tjetër parkuar aty pranë.
Paraprakisht dyshohet që zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti në pjesën e motorrit. Por gjithsesi do të jetë policia që do të konfirmojë shkaqet e zjarrit.
Policia njoftoi se rreth orës 09:00, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, dyshohet si pasojë e një defekti në motor, automjeti tip "Ford", në pronësi të shtetasit J. D., banues në Roskovec.