Shpërthen bombola e gazit në tarracën e një pallati në Gjirokastër
Një bombol gazi ka shpërthyer gjatë punimeve për hidroizolimin e tarracës së një pallati në qytetin e Gjirokastrës.
Ngjarja ka ndodhur orët e mesditës në një pallat 9-katësh në lagjen “18 Shtatori”.
Sipas dëshmitarëve okularë rreth orës 13.30 ndërsa kryheshin punime në tarracën e pallatit një bombol gazi ka shpërthyer duke fluturuar nga lartësia e tarracës për të përfunduar në trotuarin poshtë pallatit.
Fatmirësisht si shkak i shpërthimit të bombolës së gazit nuk ka patur të lënduar mes banorëve të pallatit apo këmbësorëve në trotuar.
Ngjarja ka ndodhur në një prej zonave të populluara të qytetit, në afërsi të universitetit “Eqrem Çabej”.