Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, çifti i të moshuarve ndodhej në banesë

Një shpërthim bombole ka ndodhur pasditen e sotme, 17 janar në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan.

Burime për Ora News bëjnë me dije se bombola ka shpërthyer në ballkon, ndërsa në banesë ka qenë një çift të moshuarish.

Kanë qenë efektivët e Shqiponjave që kanë dëgjuar shpërthimin dhe menjëherë kanë ndërhyrë duke shuar zjarrin me mjete rrethanore.

Me mbërritjen e zjarrfikësve situata është normalizuar dhe zjarri është fikur totalisht.

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, çifti i të moshuarve

EMISIONET