Shoqëria indiferente ndaj tragjedive/ Gazetarja Shehaj: Qytetarët të mos protestojnë vetëm për partitë politike

Në një intervistë për emisionin “Epiqendër” të moderatores së Ora News Sonila Musai, gazetarja Ervina Shehaj ka analizuar ngjarjen e dhimbshme të një 16-vjeçareje që i dha fund jetës, ku dyshohet se ishte viktimë e bullizmit dhe paragjykimit.

Shehaj e theksoi se kjo është një situatë që shpesh kalon pa reagim nga shoqëria.

Ajo tha se nuk duhet të qëndrojmë indiferentë ndaj këtyre ngjarjeve të dhimbshme, pasi ato janë pasojë e një shoqërie që nuk bën mjaftueshëm për të ndihmuar individët që po kalojnë nëpër vështirësi emocionale.

"Ne jemi shoqëria që shpesh nuk reagojmë, nuk bëjmë një protestë simbolike për të mbrojtur ata që janë të pambrojtur, por dalim për të protestuar për partitë politike. Nuk mund të rrijmë indiferentë ndaj këtyre ngjarjeve," tha Shehaj.

EMISIONET