“Shkurtimi i bashkive solli realitetin e dhimbshëm”, Çupi: Ka njësi ku në 9 vjet nuk është vënë 1 llambë

Deputetja Dhurata Çupi gjatë një interviste për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj u shpreh se prej shkurtimit të numrit të bashkive kemi sot realitetin e dhimbshëm që këto bashki nuk arrijnë t’iu shërbejnë qytetarëve në njësi të njëtrajtshme

Ajo thotë se kjo reformë është në kufijtë e dështimit.

Dhurata Çupi: Qytetarët shqiptarë e meritojnë reformën territoriale që t’ju shërbejë atyre dhe që të jetë për ato. Ne duhet të kemi një qasje krah të mirës së qytetarëve dhe të lëmë anash interesuat politike apo elektorale. Kjo reformë ka pasur interes të madh në të gjithë Shqipërinë. I jam shmangur takimeve me individ të veçantë për të diskutuar për reformën territoriale se besoj te parimi, që ti japim njësisë së qeverisjes vendore me karakteristika të ngjashme. Prej shkurtimit të numrit të bashkive kemi sot realitetin e dhimbshëm që këto bashki nuk arrijnë t’iu shërbejnë qytetarëve në njësi të njëtrajtshme.

Gjatë gjithë këtyre viteve në zonat rurale janë investuar vetëm 8 milion euro ndërkohë që ne i dimë milionat e eurove që shpenzohen nga tenderat. Reforma është jashtëzakonisht e studiuar, do të shikohet në mbledhjen e ardhshme të komisionit. Ka një studim të thelluar lidhur me propozimin tonë për bashkitë.  Kjo reformë është në kufijtë e dështimit për të mos thënë e falimentuar. Është dëshpërim ku ke komuna dhe njësi të qeverisjes vendore ku për 9 vjet nuk është parë kryetari i bashkisë, nuk është vendosur një llambë.

EMISIONET