Shkrumbohet totalisht nga flakët Benz Mercedesi në Bypass-in e Vlorës

Një automjet tip “Benz Mercedes” ka shpërthyer në flakë teksa po udhëtonte në Bypass-in e Vlorës, në afërsi të fshatit Kaninë.

Sikurse mund të shihet nga pamjet, makina është djegur plotësisht, por fatmirësisht nuk është raportuar asnjë i lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e forcave zjarrfikëse, të cilët bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Akoma nuk dihen shkaqet lidhur çfarë e shkaktoi zjarrin në makinë.

EMISIONET