Shkrumbohet makina në Rrugën e Kombit, shkak një defekt në mjet

Shkrumbohet makina në Rrugën e Kombit, shkak një defekt në

Një makinë është djegur ditën e sotme (30 korrik) rreth orës 19:30 në Rrugën e Kombit, informon Agjencia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Mirditë (MZSH).

Shkak i flakëve që përfshinë mjetin ka qenë një defekt që ka pësuar mjeti në impiantin elektrik të automjetit.

Fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale.

Për shuarjen e flakëve që përfshinë automjetin është dashur ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse.

EMISIONET