Shkon për të ndjekur skuadrën e zemrës, prezenca e Metës në ‘Celtic Park’ jehonë në mediat ndërkombëtare

Shkon për të ndjekur skuadrën e zemrës, prezenca e

Presidenti i vendit Ilir Meta ka udhëtuar sot drejt Glasgow-t për të ndjekur nga shkallët e stadiumit “Celtic Park” përballjen e Skocisë ndaj Ferencvarosit.

Skuadra skoceze luajti sot ndeshjen e radhës në Europa League ndaj Ferencvaros ku fitoi 2-0 dhe për Presidentin Meta ishte një kënaqësi e madhe duke shijuar nga afër këtë sukses.

“Përjetim i emocioneve të jashtëzakonshme që vetëm Parajsa mund të ofrojë. Kam shumë kohë që po kërkoj për të takuar fansat më të mrekullueshëm dhe të jashtëzakonshëm ndonjëherë.”- shkruan Meta në një postim në Twitter.

Meta është takuar edhe me ish kapitenin e Kombëtares Shqiptare, Rudi Vata dhe djalin e tij Rocco Vata.

 

Por prezenca e Metës në stadium, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. BBC ka postuar një foto të Metës në stadium, ndërkohë krahas saj ka shkruar “Aprovimi presidencial”, duke se kreu i shtetit shqiptar ishte në stadiumin “Celtic Park” për të ndjekur ndeshjen.

 

Shkon për të ndjekur skuadrën e zemrës, prezenca e

EMISIONET