Shkollat në Tiranë pa ngrohëse, nxënësit: Ngrohemi me rezistencë, kaldajat s'vihen në punë

Nxënësit e disa shkollave të kryeqytetit po mësojnë në të ftohtë pasi pajisjet e ngrohjes nuk vendosen në punë pavarësisht ndryshimit të kushteve të motit. Ne shkollën 9-vjeçare nxënësit ngrohen me rezistencë ndërkohë që fëmijët thonë se kaldajat nuk ndizen. Ministria e Arsimit e pyetur nga Ora News tha se ngrohja në shkolla është kompetencë e bashkisë së Tiranës në varësi të kushteve të motit.

Nxënësit e disa shkollave të kryeqytetit po e zhvillojnë mësimin në të ftohtë, ose në rastin më të mirë në praninë e një ngrohësi të vogël elektrik edhe pse kushtet atmosferike kanë ndryshuar ndjeshëm javët e fundit pas rënies së temperaturave.

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Ahmet Gashi" thonë se kanë ftohtë në klasa. Sipas nxënësve kaldajat nuk ndizen.

"Ne normalisht nuk ngrohemi, por vetëm mbyllim dritaret."

"Ngrohemi me rezistencë. Kaldajat nuk punojnë."

Pçr prindërit kjo situatë e papërshtatshme për të zhvilluar mësim normal.

"Ngrohje nuk kishte, vajza ime kishte shumë ftohtë. Me rezistenca ngrohen, kaldajat nuk i ndezin dot."

Një problem i tille është prezent dhe në shkolla të tjera. Burime për Ora News bëjnë me dije se kaldajat nuk ndizen as në shkollën "Kosova", "Lidhja e Prizrenit", "Misto Mame", "4 Dëshmorët", dhe "Asim Vokshi".

Burime zyrtare nga ministria e Arsimit të pyetur nga Ora News thanë se për ngrohjen brenda shkollave në kryeqytet, institucioni vendimmarrës është bashkia e Tiranës në varësi të kushteve të motit.  

EMISIONET