Shkodra rrezikohet nga përmbytjet por Buna e Drini nuk do dalin nga shtrati
Instituti i Gjeoshkencës paralajmëroi se gjithë territori i vendit do të përfshihet nga reshje intensive shiu shoqëruar me shtrëngata deri pasditen e të martës (26 shtator 2022). Sipas specialistëve Shkodra është qarku më i rrezikuar nga përmbytjet ndërkohë që java e fundit e shtatorit do të jetë e shoqëruar me reshje.
Reshjet e shiut në Shkodër do të jenë intensive të hënën dhe të marten, 26 dhe 27 shtator, dhe rrezikojnë të shkaktojnë përmbytje në këtë qark.
“Sipas parashikimeve piku I reshjeve apo intensiteti të arrihet mes orës 21:00 - 00:00 në mesnatë
Alban Doko nga Instituti i Gjeoshkencave thotë se nuk pritet të ketë dalje të lumenjve nga shtrati edhe pse prurjet do të rriten ndjeshëm.
Alban Doko: "Qarku i Shkodrës mbetet i rrezikuar nga përmbytjet e prurjeve malore dhe përmbytje urbane. Sa I takon Drinit e Bunës do të ketë shtim të prurjeve por nuk presim që të dalin nga shtrati.
Deri pasditen e të martës i gjithë vendi do të përfshihet nga reshje shiu shoqëruar me shtrëngata.
Alban Doko:“Në qarqet e tjera reshjet do të jenë intensive e me shtrëngata mesi i ditës së sotme deri në mesditën e nesërme. Më pas do të ketë qetësim të situatës. Do të ketë reshje por jo me këtë intensitet e rrezikshmëri"
Në det era do të jetë e fortë ndërsa temperaturat nuk do të pësojnë rënie të theksuar.
Alban Doko:Temperatura maksimale deri në 23 gradë celcius në ultërsirën perëndimore, në zonat malore kemi rënie me 5 gradë”
Shtatori do të mbyllet me shi por sipas parashikimeve moti pritet të përmirësohet ditët e para të tetorit.